“Ngritëm makinën 10 veta dhe nxorrëm djalin”, fqinji i tronditur: I çoja në shkollë me furgon çdo ditë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.05.2026, 11:23

Një ditë pas aksidentit tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur, për mediat ka dëshmuar një fqinj i familjeve të tyre, i cili ishte edhe shoferi i furgonit që i transportonte çdo ditë drejt shkollës.

Mes emocionesh dhe i përlotur, ai rrëfeu se ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes në momentin e aksidentit. Ai theksoi se i njihte mirë fëmijët dhe familjet e tyre, pasi kishte për detyrë t’i çonte çdo ditë në shkollë me furgon.

Në përshkrimin e tij, gjithçka ndodhi në pak sekonda, ndërsa shtoi se ambulanca dhe zjarrfikësja reaguan menjëherë, duke mbërritur në kohë në vendngjarje.

Njerin nga djemtë e nxorëm 10 veta pasi ngritëm makinën”, është shprehur ai me lot në sy, duke përshkruar momentet e rënda të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit