Lindën mbi 6 mijë fëmijë brenda tre muajve në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.05.2026, 11:03

Gjatë tre muajve të parë të vitit, nga janari deri në mars, në Kosovë kanë lindur gjithsej 6 mijë e 465 fëmijë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), vetëm në muajin janar kanë lindur 2 mijë e 308 fëmijë, prej të cilëve 1 mijë e 196 janë meshkuj dhe 1 mijë e 112 femra.

Në muajin shkurt janë regjistruar 2 mijë e 002 lindje, ku 1 mijë e 030 janë meshkuj dhe 972 femra.

Ndërkaq, në muajin mars kanë lindur 2 mijë e 155 fëmijë, prej të cilëve 1 mijë e 113 janë meshkuj dhe 1 mijë e 042 femra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit