Dërgonte mesazhe me përmbajtje seksuale, arrestohet një burrë në Klinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.05.2026, 08:47

Një grua nga Klina ka raportuar në polici se një burrë po i dërgonte asaj mesazhe me përmbajtje seksuale.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. Ndërkaq, rasti është cilësuar si sulm seksual.

“Klinë 30.04.2026-10:00. Me datë 03.05.2026 është raportuar se viktima femër kosovare kishte pranuar disa sms me përmbajtje seksuale, nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit