‘Kamikazi’ sfidon haptazi ligjin, ecën kundërvajtje dhe e publikon në TikTok

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.05.2026, 23:25

Një video shqetësuese ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar në Vlorë, ku shfaqet një i ri që sfidon hapur rregullat e qarkullimit dhe autoritetet.

Sipas denoncimit, videoja është publikuar në rrjetin social TikTok nga një person i identifikuar si Eri S., i cili duket se lëviz me automjet në kundërvajtje gjatë orëve të natës, duke rrezikuar seriozisht jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Në pamje shihet qartë se automjeti ecën në sens të kundërt në një rrugë urbane, çka e rrit edhe më shumë rrezikun për përplasje të mundshme. Sjellja e drejtuesit duket e qëllimshme dhe sfiduese, duke marrë parasysh edhe faktin që videoja është regjistruar dhe më pas publikuar vetë prej tij.

Qytetari që ka dërguar videon ngre shqetësimin për mungesën e reagimit nga ana e policisë, duke aluduar se raste të tilla mund të kalojnë pa u ndëshkuar:

“Në Vlorë ja si sfidohet policia… qytetarët ecin kundërvajtje dhe bëjnë video që i hedhin në TikTok. Nuk e dimë kur është bërë video, por prezencë policie nuk ka,” – shprehet ai.

Ky rast vjen në një moment shumë të ndjeshëm, pas aksidentit tragjik në Durrës ku një drejtues mjeti në gjendje të dehur përplasi për vdekje dy fëmijë dhe la një tjetër të plagosur rëndë. Sjellje të tilla të papërgjegjshme në rrugë janë pikërisht ato që shpesh përfundojnë në tragjedi.

Rasti kërkon reagim të menjëhershëm nga autoritetet, pasi akte të tilla nuk janë thjesht shkelje, por rrezik real për jetën e qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit