Aksidenti me dy fëmijë të vdekur në Durrës: I mituri i plagosur në gjendje të rëndë, transportohet te Trauma

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.05.2026, 19:16

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik i ndodhur këtë të diel në lagjen nr. 15 në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

I mituri i plagosur është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku sipas një reagimi zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë ndodhet në gjendje të rëndë, por koshient. Bëhet me dije se ai ka pësuar dëmtime të shumta si pasojë e përplasjes së fortë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:20 në zonën e ish-Kënetës, ku tre fëmijë që po luanin pranë banesave të tyre u përplasën nga një automjet tip “Benz ML”, i drejtuar nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi.

Si pasojë e goditjes së fortë, njëri prej të miturve humbi jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri ndërroi jetë më vonë në spital. Fëmija i tretë po lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Banorë të zonës e përshkruajnë atë si person problematik, që shpesh kryente manovra të rrezikshme.

Ndërkohë, policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie që ka tronditur opinionin publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit