Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.05.2026, 14:40
Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë që ndodhi në lagjen “15 Tetori” në Fier, ku një 35-vjeçar mbeti i plagosur me thikë pas një konflikti për pagesën e qirasë. Eldi Gremi, pronar i një lavazhi në këtë zonë, është goditur me thikë nga një person, i cili dyshohet të jetë qiramarrësi i biznesit të tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40 të së dielës, kur Gremi ka kërkuar pagesën e borxhit të qirasë nga personi që kishte marrë lavazhin me qira.
Pas përplasjes verbale, konflikti ka degjeneruar në dhunë dhe qiramarrësi ka goditur pronarin me thikë. Sipas njoftimi zyrtar, policia sqaron se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar 25-vjeçarin Albi Kajolli. I plagosuri është paraqitur menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ka marrë trajtim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit, i cili ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.
Policia e Fierit po punon intensivisht për të arrestuar personin që goditi 35-vjeçarin, ndërkohë që për motive të ngjarjes dyshohet se janë lidhur me problemet për pagesën e qirasë.
*Në foto i plagosuri Eldi Gremi, pronari i lavazhit.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR