Pejë: Vetaksident me motoçikletë, lëndohen dy persona

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.05.2026, 20:25

Një vetaksident me motoçikletë ka ndodhur në Pejë.

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Spitalin e Rajonal të Pejës, teksa nga ta për shkak të lëndimeve është dërguar më pas në QKUK.

Lajmin e ka bërë të ditur Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

“Sot rreth orës 17:10, Policia është njoftuar për nje vetaksident me motoçikletë i cili ka ndodhur në rrugen ‘ Perandori Justinian’ në Pejë, si pasojë 2 persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar ne spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të lenduarit për shkak të natyrës së lendimeve është dërguar ne QKUK-Prishtinë”, ka thënë ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit