Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.05.2026, 13:24

3 maji shënon Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, e shpallur në vitin 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Me këtë rast, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të organizojë një panel diskutimi me temën “Ndikimi i profesionit në shëndetin mendor të punonjësve të mediave”, i cili do të nisë në orën 14:00.

Sipas raportit vjetor për vitin 2026 të Organizatës Botërore “Reporterët pa Kufij”, Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, duke u renditur në vendin e 84-të, që përbën një ngritje prej 15 pozitash krahasuar me vitin paraprak.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit