Zbulime të reja shkencore mbi kometën ndëryjore 3I/Atlas kanë treguar praninë e ujit me përbërje të pazakontë, duke tërhequr vëmendjen e komunitetit shkencor. Sipas studimeve, kjo kometë është formuar në një mjedis shumë më të ftohtë se Sistemi Diellor dhe përmban një lloj uji me karakteristika të ndryshme nga ai që gjendet zakonisht në Tokë.
Ndryshe nga uji i zakonshëm në Toka, i cili përbëhet nga një atom oksigjen dhe dy atome hidrogjeni, në kometën Atlas janë zbuluar molekula që përmbajnë edhe deuter, një formë më e rëndë e hidrogjenit me një proton dhe një neutron. Edhe pse ky “ujë i rëndë” ekziston në sasi shumë të vogla në Tokë, në këtë kometë ai është gjetur në përqendrime shumë më të larta, një fenomen i paprecedentë në studimet e deritanishme.
Sipas astrofizikantëve, kometa mendohet të jetë formuar rreth 12 miliardë vite më parë, në fazat e hershme të Universi. Këto të dhëna sugjerojnë se kushtet e formimit të sistemeve planetare ndryshojnë ndjeshëm në hapësirë, duke sfiduar idenë se proceset që krijuan Sistemin Diellor janë universale.