Zjarr në Komunën e Parisit, flakët përfshijnë një apartament në “Kika 1”

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 03.05.2026, 10:24

Një zjarr është regjistruar në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, konkretisht në kompleksin “Kika 1”. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një dhomë të një apartamenti, duke shkaktuar panik te banorët.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për vënien nën kontroll të zjarrit, ndërsa banorët e pallatit janë evakuuar për arsye sigurie. Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit