Shpërthim i fuqishëm në Tiranë, i vihet tritoli një apartamenti

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.05.2026, 09:22

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës në Tiranë.

Sipas informacioneve fillestare, ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Porcelani, ku dyshohet se shpërthimi ka ndodhur në katin e dytë të një pallati. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale në apartament, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Zhurma e fuqishme ka alarmuar banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të përcaktuar llojin e saktë të lëndës plasëse të përdorur.

Paraprakisht dyshohet për përdorimin e tritolit, ndërsa grupi hetimor vijon punën për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e motiveve të mundshme të kësaj ngjarjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit