Një apel prekës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për vogëlushen Siera, e cila nesër duhet të festojë 9-vjetorin e lindjes së saj. Por në vend të një feste, ajo po lufton për jetën në një shtrat spitali, e intubuar dhe e lidhur me aparatura jetike.
Prej dy javësh, gjendja e saj është kritike, pasi një virus i ka dëmtuar rëndë mushkëritë, duke i nxjerrë pothuajse jashtë funksionit. Çdo minutë për të është një betejë e vështirë për të mbijetuar. Shpresa e vetme mbetet një transport urgjent me avion spitalor, por kostoja është e papërballueshme për familjen.
Fjalët e fundit që Siera i tha nënës së saj para se të intubohej janë një plagë e hapur: “Mami, të lutem më ndihmo dhe më shpëto!” – një thirrje që sot kërkon përgjigje nga të gjithë.
Siera ka lindur më 3 maj 2017 dhe që në fillim është përballur me sfida të mëdha, pasi erdhi në jetë me sindromën Down. Por për familjen e saj, ajo ka qenë gjithmonë një bekim, një dritë që ka mbushur shtëpinë me dashuri dhe buzëqeshje për 8 vite me radhë.
Sot, prindërit e saj kanë vetëm një dëshirë: që vajza e tyre të jetojë dhe të mund të festojë ditëlindjen. Ata u bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen për ta ndihmuar Sierën në këtë moment jetik.
Për këtë arsye, Fondacioni Firdeus ka hapur një fushatë në platformën GoFundMe, ku çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë diferencën mes jetës dhe vdekjes.
“Ne pa Sierën nuk kemi jetë… ajo është dashuria jonë. Ju lutem, na ndihmoni ta shpëtojmë”, është lutja që vjen nga familja e saj.
Kush ka mundësi, le të bëhet pjesë e këtij misioni human. Një ndihmë e vogël mund të shpëtojë një jetë të madhe.