Kivi përveç konsumit si frut i freskët, ai përdoret shpesh edhe në sallata dhe ëmbëlsira të ndryshme.
Ky frut i pasur me vitamina C, K dhe A konsiderohet një nga aleatët më të mirë të shëndetit, falë vlerave të shumta ushqyese që ofron.
Sipas ekspertëve të ushqyerjes, kivi ndihmon në forcimin e sistemit imunitar, kontrollin e diabetit dhe përmirësimin e shëndetit të zemrës. Gjithashtu, ai mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të astmës dhe luftimin e pagjumësisë.
Përveç përfitimeve të brendshme, kivi ndikon pozitivisht edhe në pamjen e jashtme, duke i dhënë lëkurës më shumë butësi dhe shkëlqim, si dhe ndihmon në luftimin e anemisë.
Falë këtyre vetive, kivi mbetet një nga frutat më të rekomanduara për një dietë të shëndetshme dhe të balancuar.