Pas një periudhe jo të lehtë, të shoqëruar me probleme fizike, Mirlind Daku është rikthyer te goli me Rubin Kazan.
Sulmuesi i Kombëtares realizoi në minutën e 29-të në përballjen ndaj Baltika Kaliningrad, sfidë që po zhvillohet aktualisht.
Asisti vendimtar erdhi nga një tjetër lojtar i Kombëtares, Nazmi Gripshi. Ky ishte goli i 10-të për Dakun në 22 ndeshje kampionati.
28-vjeçari rikthehet kështu te rrjeta pas një mungese që nga 22 nëntori i vitit të kaluar, kur kishte shënuar ndaj Akhmat Grozny.