Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hequr të gjitha masat paraprake në trafikun ajror të vendosura gjatë sulmeve iraniane, sipas një njoftimi nga Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil.
Autoriteti bëri të ditur se operacionet e navigimit ajror janë rikthyer plotësisht në të gjithë hapësirën ajrore, pas një vlerësimi të plotë të situatës së sigurisë dhe kushteve operacionale.
Këto kufizime ishin vendosur pasi Irani kishte sulmuar me raketa dhe dronë në fund të shkurtit, në përgjigje të goditjeve amerikane dhe izraelite ndaj objektivave iraniane.
Vendimi pritet të ketë ndikim edhe për shqiptarët, shumë prej të cilëve kanë lidhje të forta me Dubai, si për biznes ashtu edhe për turizëm.