Pulat e HEB’s fryjnë gjoksin me silikon?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.05.2026, 15:47

Një qytetar ka denoncuar një rast shqetësues lidhur me sigurinë ushqimore pas një porosie të bërë në platformën Wolt.

Ai ka treguar se në ushqimin e porositur pranë një prej pikave të HEB’s, konkretisht në “chicken tenders”, ai ka konstatuar praninë e disa mbetjeve të silikoni.

Qytetari shprehet se teksa ishte duke ngrenë shija e pulës i ka ardhur e çuditshme dhe kur i ka hapur copat fije për fije, ka gjetur copa silikoni.

Ai bën me dije se menjëherë pas incidentit ka kontaktuar me HEBS por ata e kanë këshilluar të flasë platformën e shpërndarjes Wolt, përmes së cilës kishte kryer porosinë, por pa asnjë përgjigje.

Ngjarja ngre shqetësime mbi standardet e higjienës dhe kontrollit ushqimor, ndërsa qytetari kërkon zgjidhje që raste të tilla mos të përsëriten më.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje! Ne ushqimin qe kam porositur sot tek nje nga pikat e hebs me ka qelluar chicken tenders me sikikon brenda

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit