“E nxora jashtë për disa minuta dhe ma morën, më ktheni krevatin e fëmijës”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.05.2026, 15:30

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë me një histori të pazakontë, duke treguar se i është marrë krevatin e foshnjës në rrethana ende të paqarta.

Sipas denoncimit të tij, ai e kishte nxjerrë krevatin jashtë garazhit vetëm për disa minuta, por kur është kthyer, ka konstatuar se ai ishte zhdukur pa asnjë gjurmë.

I habitur nga ngjarja, qytetari shprehet se nuk e kishte menduar se një objekt i tillë do të merrej brenda një kohe kaq të shkurtër dhe në një hapësirë pranë banesës së tij.

Ai i ka bërë thirrje personit që e ka marrë që ta kthejë sa më parë krevatin, duke theksuar se bëhet fjalë për një send të domosdoshëm për foshnjën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit