Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.05.2026, 15:24
Aplikimet për formularët A1 dhe A1Z të Maturës Shtetërore 2026 do të hapen në datat 5-7 maj, sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Arsimit. Procesi i aplikimit do të kryhet online dhe do të jetë i hapur çdo ditë nga ora 08:00 deri në 16:00.
Sa i përket kalendarit të provimeve, testi i gjuhës së huaj është planifikuar për më 2 qershor, ndërsa më 9 qershor do të zhvillohet provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë. Më 16 qershor do të mbahet provimi i matematikës, ndërsa më 23 qershor provimi me zgjedhje.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR