Droga sheshit në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 persona në kërkim

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.05.2026, 14:51

Një grup i shpërndarjes së lëndëve narkotike është goditur nga Policia e Elbasanit në kuadër të operacionit “Grupi”, duke çuar në pranga 16 persona, ndërsa 8 të tjerë janë shpallur në kërkim. Aksioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit të 2 majit, ku forcat e policisë, në bashkëpunim me strukturat speciale, ekzekutuan 24 masa sigurie të lëshuara nga Prokuroria pas një hetimi njëvjeçar me metoda speciale.

Gjatë operacionit u arrestuan në total 16 persona, ku 8 prej tyre u kapën në aksionin e fundit, ndërsa 8 të tjerë gjatë periudhës hetimore. Mes të arrestuarve janë Agron Biba, Rinor Hajdari, Indrit Shahinaj, Lulëzim Feta dhe Mynyr Çepi, ndërsa për persona të tjerë policia ka dhënë vetëm inicialet: R. Z., G. Ç., N. S. dhe J. I. Ndërkohë vijon puna për kapjen e 8 shtetasve të tjerë që janë ende në kërkim.

Gjatë kontrolleve në 27 banesa dhe ambiente të ndryshme, policia ka sekuestruar 9 kilogramë kanabis të ndarë në doza gati për shitje, rreth 100 gram kokainë, si dhe 5 peshore elektronike, 7 automjete dhe 17 telefona celularë. Po ashtu, është arrestuar një person i shpallur në kërkim dhe një tjetër është kapur në flagrancë, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit