Zhdukje mbetjesh dhe pastrim parashë, Luca Busi i Coca-Cola i beson kompaninë Sara Fanit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.05.2026, 13:52

Drejtuesit e kompanisë së pijeve joalkoolike Coca-Cola Bottling Shqipëria dyshohet se janë përfshirë në aktivitete të paligjshme, përfshirë zhdukjen pa gjurmë të pijeve të skaduara dhe mbetjeve, hedhjen në treg të produkteve jashtë afatit, si dhe mashtrime me taksat dhe pastrim parash përmes pasurive të paluajtshme.

Një raport i Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje në procedurat e asgjësimit të mbetjeve. Për vitin 2020 mungon procesverbali i rregullt i asgjësimit të pijeve të skaduara, pasi ai është firmosur vetëm nga inspektorët e AKU-së, duke përjashtuar përfaqësuesit e Mjedisit dhe Tatimeve, në kundërshtim me ligjin. Po ashtu mungojnë foto të procesit dhe dokumentacioni i daljes së produkteve nga magazina, çka ngre dyshime nëse asgjësimi është kryer realisht.

Sipas lejes mjedisore të vitit 2015, kompania duhet të trajtojë mbetje të caktuara përmes operatorëve të licencuar. Megjithatë, në maj 2024 ajo ka kërkuar të asgjësojë mbetje si karbon aktiv dhe llumra (me kode specifike), të cilat nuk figurojnë në lejen përkatëse, ndonëse deklarohet se gjenerohen në sasi të konsiderueshme.

Në një përgjigje zyrtare, Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka bërë me dije se subjektet e licencuara për këto mbetje në Shqipëri nuk kanë asnjë kontratë me kompaninë. Ndërkohë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit konfirmon se nuk ka pasur asnjë kërkesë për eksport të tyre gjatë viteve 2022–2024, duke lënë pa përgjigje se ku përfundojnë këto mbetje.

Aksionerët kryesorë të kompanisë janë Maria Cristina Elmi dhe Luca Busi, ndërsa administrimi në Shqipëri drejtohet nga Klesara Fani, e cila ka edhe rol drejtues në kompani të pasurive të paluajtshme. Në strukturën drejtuese përfshihen gjithashtu Albi Greva dhe Phillipine Mtikitiki.

Ndërkohë, një investigim i gazetës Le Monde ka raportuar se kompania Coca-Cola ka shpenzuar miliona euro në Francë për të ndikuar profesionistë të shëndetësisë, me qëllim zhvendosjen e vëmendjes nga efektet e pijeve me gaz dhe sheqer në shëndet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit