Rrugët e Fierit të pakalueshme nga balta, pas ‘punimeve’ u bënë edhe më keq

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.05.2026, 13:27

Një qytetar nga Fieri ka denoncuar në redaksinë tonë gjendjen e rënduar të infrastrukturës në një prej lagjeve të qytetit.

Ai thotë se rruga “Rrapi Saqellari” dhe “8 Marsi”, në lagjen “Afrimi i Ri”, që ndodhen shumë pranë qendrës së Fierit, janë prej vitesh në gjendje të mjeruar, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e banorëve.

Sipas tij situata përkeqësohet edhe më shumë gjatë reshjeve të shiut, kur segmenti bëhet pothuajse i pakalueshëm.

Ai shprehet se banorët e zonës kanë bërë disa ankesa pranë bashkisë, por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim apo ndërhyrje konkrete për përmirësimin e gjendjes.

Qytetari u bën thirrje autoriteteve vendore të marrin masa sa më parë për sistemimin e rrugës dhe përmirësimin e kushteve për komunitetin.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje joq jam nje qytetar i qytetit te fierit kjo esht rruga Rrapi saqellari dhe 8 marsi ne lagjen afrimi i ri esht kaq pran qendres se fierit dhe esht ne kete gjendje te be mjeruar perej kaq vitesh madje kur ka reshje rruga behet pothuajse e pa kalueshme, ne banoret e lagjes jemi ankuar disa her ne bashki dhe nuk ka patur asnje reagim. Anonim ju lutem.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit