Apartamenti në Durrës kthehet në “fole” prostitucioni, arrestohet 24-vjeçarja braziliane

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.05.2026, 13:04

Një 24-vjeçare nga Brazili është arrestuar në Durrës, e akuzuar për ushtrim prostitucioni në një apartament të marrë me qira në lagjen nr. 4. Sipas autoriteteve, e reja dyshohet se e kishte kthyer banesën në një ambient ku ofroheshin shërbime të paligjshme.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, 24-vjeçarja ka refuzuar të hapë derën, çka ka bërë të nevojshme ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse për të hyrë në apartament. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pasaporta, një shumë parash dhe dy telefona celularë.

Ndërkohë, në lidhje me këtë rast po hetohen në gjendje të lirë edhe tre shtetas shqiptarë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit