Ndalohet për 48 orë ish-këshilltari i Kurtit, avokati: Arsye denoncimi i dyshimeve për abuzim seksuale në BIK

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.05.2026, 12:32

Ish-këshilltari i kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Durim Berisha, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i Berishës, Ngadhnjim Makolli.

“Policia me Urdhër të Prokurorit, ka ndaluar për 48 orë klientin tim, Durim Berisha. Ky ndalim vjen pas denoncimit publik në Facebook rreth dyshimeve për keqpërdorim seksual në BIK”, ka shkruar avokati.

Berisha në profilin e tij në “Facebook” ka publikuar vazhdimisht shkrime ku hedh akuza për keqpërdorime seksuale në BIK.

Ai kishte përmendur edhe kërcënime që pretendon se i janë bërë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit