Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë është regjistruar në Itali, ku një grua 35-vjeçare dyshohet se ka droguar dhe më pas ka kastruar bashkëshortin e saj. Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur ndërsa 41-vjeçari ishte në gjumë dhe nën efektin e lëndëve narkotike.
I plagosuri ndodhet aktualisht në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Gruaja përballet me akuzën e tentativës për vrasje, ndërkohë që dyshohet se motivi kryesor ka qenë xhelozia.
Pas ngjarjes, ka qenë vetë 41-vjeçari ai që ka arritur të njoftojë komshinjtë, të cilët më pas kanë lajmëruar policinë dhe shërbimet e emergjencës. Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të sqaruar detajet dhe dinamikën e plotë të kësaj ngjarjeje tronditëse.