Dëshmitë e të mbijetuarve, pritet dokumentar i ri rreth dosjeve të Epstein

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.05.2026, 10:57

Gazetarja Emily Maitlis, e njohur për intervistën e bujshme me ish-princin Andrew lidhur me marrëdhënien e tij me Jeffrey Epstein në emisionin “Newsnight” të BBC-së, ka njoftuar se po përgatit një dokumentar të ri. Projekti i saj i fundit do të fokusohet në dosjet Epstein dhe pritet të sjellë materiale dhe dëshmi të reja për financierin amerikan të dënuar për krime seksuale.

Dokumentari, me titull paraprak “The Epstein Files”, do të përfshijë intervista me të mbijetuar të abuzimeve, si dhe analizë të detajuar të dokumenteve, rrjeteve dhe figurave të fuqishme që lidhen me aktivitetin e tij kriminal. Maitlis, e cila aktualisht drejton podkastin “The News Agents”, synon të trajtojë pyetjen se si Jeffrey Epstein arriti të shmangte drejtësinë për kaq shumë vite dhe të mbante lidhje me elita të ndryshme.

Sipas informacioneve të publikuara nga Deadline, regjinë e dokumentarit do ta realizojë Katie Sexton, ndërsa produksioni udhëhiqet nga kompania Lion TV me mbështetjen e All3Media dhe All3Media International. Producent ekzekutiv është Daniel Pearl, ndërsa vetë Emily Maitlis është shprehur se ky projekt synon të sjellë përgjigje për një nga skandalet më të mëdha të dekadave të fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit