Një qytetar nga Shkodra i është drejtuar redaksisë tonë duke ngritur shqetësimin për veprimet e një efektivi të Policisë së Rendit në zonën e Perashit.
Ai ka treguar se pavarësisht urdhërit të dhënë pak ditë më parë nga kryepolici i Shtetit, Skënder Hita, për të shmangur ndalimet pa arsye të qytetarëve dhe mjeteve në rrugë, efektivi në fjalë vijon të kryejë kontrolle të shpeshta që sipas qytetarit janë të pajustifikuara.
Denoncuesi pretendon se rreth orës 20:00 të mbrëmjes, në momentin kur kishte rënë errësira, polici i identifikuar si Kastriot Selimaj ka nisur të ndalojë një numër të madh automjetesh në zonën e Perashit, pa asnjë arsye të qartë ligjore.
Siç shihet edhe në foto, efektivi mban në dorë tabelën e policisë, por nuk është i veshur me jelekun standard blu të uniformë por me një jelek ‘multifunksional’.
Qytetari shton gjithashtu se zona ku ndodhën ndalimet është e monitoruar nga disa kamera të bashkisë, të cilat, sipas tij, mund të verifikojnë situatën.
Në denoncimin e tij, qytetari përmend edhe faktin se efektivi në fjalë ka qenë më parë i transferuar në Fushë-Arrëz, por është rikthyer në Shkodër gjatë vitit 2025.
Denoncimi i qytetarit:
Prsh JOQ... Ne Shkoder urdheri i Dr. Pergjithshem te Policise se Shtetit z.Skender Hita akoma ska mberritur ende.... Te mos ndalohet askush ne rruge me tabele, pa shkak apo arsye... ky polici Kastriot Selimaj i rendit, me tabele policie ne dore... dhe jo me jelek blu te uniformes por me jelek multifunksional, vazhdon dhe ndalon ne Perash mjete pafund dhe pa asnje arsye ligjore sot rreth ores 20:00 te darkes sapo eshte erresuar mes 3 kamerave te bashkise aty. Ky ka qene transferuar me pune ne Fushe Arrez por e ka marr Drejtori policise te rendi ne Shkoder ne 2025. (Se kuptoj kjo vajza e re çfare objekti ka per punen e patrulles se rendit ne Shkoder. Ka dhe kamera aty bashkia qe ia vertetojne
