Të gjithë bashkë në ekskursion, nxënësit mbledhin 4 mijë € për shokët në pamundësi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.05.2026, 22:37

Një grup nxënësish të vitit të tretë nga Dibra e Maqedonisë së Veriut, të moshës 17–18 vjeç, kanë ndërmarrë një nismë të veçantë duke siguruar fonde për bashkëmoshatarët e tyre që nuk kishin mundësi financiare të merrnin pjesë në ekskursion.

Brenda vetëm tre ditësh, ata kanë arritur të mbledhin rreth 224,000 denarë (afërsisht 4,000 euro), falë mbështetjes së bizneseve lokale dhe angazhimit të tyre të drejtpërdrejtë në terren. Nisma, e cila fillimisht nisi si një projekt i vogël shkollor njëditor, u shndërrua shpejt në një aksion të mirëorganizuar me ndikim konkret në komunitet.

Të organizuar në mënyrë efikase, të rinjtë ndanë rolet mes tyre: disa kontaktuan bizneset, të tjerë administruan fondet, ndërsa pjesa tjetër koordinoi aktivitetet në grup. Pjesa më e madhe e fondeve, rreth 85%, u sigurua përmes kontakteve të drejtpërdrejta me bizneset në Dibër, ndërsa 15% u mblodhën nga organizimi i një aktiviteti “food festival”, ku të ardhurat u dedikuan për këtë kauzë.

Njëri nga nxënësit organizatorë, Engjëll Dena, u shpreh se nisma lindi nga dëshira për të mos lënë asnjë shok apo shoqe jashtë një përvoje të rëndësishme shkollore. Sipas tij, përgjigjja e komunitetit ishte e menjëhershme dhe mbi pritshmëritë.

Mesazhi i nxenesit:

Pershendetje si jeni, jemi disa nxenes nga dibra e maqedonis se veriut qe kemi kryer nje projekt me sukses duke mbeledhur fonde nga bizniset ne diber ne shume prej 324000 denar per nxenesit qe nuk i kane mundesite te paguajne ekskurzionin

Nxenesit jemi te viteve te treta mosha 17 18. kishim deshir qe te nxirni nje postim rreth kesaj qe te shikohet per iniciativen qe e kemi mare dhe mundi qe e kemi bere. edhe nje food festival parate qe mbelidheshin shkojne per donacion

224000 denare jane 4000 euro

Rreth 15% eshte mbeledhur fale shitjes te ushqimit ndersa 85% mbeledhja e para e eshte bere duke shkuar ne chdo biznes te dibres per te kerkuar financa per nxenesit qe si kane mundesite qe te shkojne ne shetitje me shkollen, vetem 17 vjeç kemi mbeledhur 4000 euro per 3 dit

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit