Donald Trump paralajmëron rritje në 25% të tarifave për makinat dhe kamionët nga BE

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 01.05.2026, 19:46

Donald Trump ka njoftuar se duke nisur nga java e ardhshme, Shtetet e Bashkuara do të rrisin tarifat për makinat dhe kamionët e importuara nga Bashkimi Evropian, duke akuzuar palën evropiane për mosrespektim të marrëveshjes tregtare.

Në një reagim publik, ai bëri të ditur se tarifat për automjetet që vijnë nga BE-ja do të shkojnë në 25%, duke theksuar se ky vendim vjen si pasojë e, sipas tij, moszbatimit të kushteve të dakordësuara mes dy palëve.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se, duke qenë se Bashkimi Evropian nuk po i përmbahet marrëveshjes sonë tregtare, javën e ardhshme do të rris tarifat për makinat dhe kamionët e importuar në Shtetet e Bashkuara nga BE. Tarifa do të arrijë në 25%”, deklaroi ai.

Trump shtoi gjithashtu se kompanitë që zgjedhin të prodhojnë automjete brenda SHBA-së nuk do të përballen me tarifa, duke e paraqitur këtë si një nxitje për prodhimin vendas.

Në të njëjtën linjë, ai foli edhe për investime të mëdha në industrinë automobilistike, duke përmendur projekte në zhvillim për ndërtimin e fabrikave të reja me një vlerë që tejkalon 100 miliardë dollarë, një shifër që ai e cilësoi si rekord për këtë sektor.

Sipas tij, këto impiante të reja, që pritet të punësojnë punëtorë amerikanë, do të nisin funksionimin së shpejti, ndërsa ai e paraqiti këtë zhvillim si tregues të forcës dhe ritmit të ekonomisë amerikane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit