Po lëvizte me një karrocë dore, makina përplas për vdekje të moshuarin në Shkodër

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.05.2026, 17:01

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 16:00 në lagjen “Liria” të Shkodrës, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Sipas informacioneve paraprake, viktima, shtetasi Haki Bajrami, 78-vjeç, ndodhej me një karrocë dore kur është goditur nga një automjet tip kamion, i drejtuar nga shtetasi A. P.

Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në lagjen “Liria”, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. P., ka përplasur këmbësorin, shtetasin H. B., 78 vjeç. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi H. B. Drejtuesi i automjetit shtetasi A.P., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit