Të huajt blejnë prona në Shqipëri por s’marrin dokumentet, protesta e veçantë nga ballkoni

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.05.2026, 16:33

Shumë shtetas të huaj zgjedhin të investojnë në prona në Shqipëri, kryesisht në zonat bregdetare, për shkak të potencialit të lartë të përdorimit dhe qiradhënies.

Megjithatë, një çift në Sarandë po përballet prej vitesh me një problem pronësie dhe ka zgjedhur të protestojë në një mënyrë të pazakontë. Në ballkonin e apartamentit të tyre ata kanë vendosur një baner ku shpjegojnë situatën dhe kërkojnë zgjidhje.

Sipas tyre, apartamenti është blerë në vitin 2017 nga Vasil, Vladan dhe Marte Gjicali, me profesion dentiste, por ende nuk kanë marrë dokumentet e pronësisë. Ata pretendojnë se familja Gjicali refuzon të përfundojë kontratën noteriale, duke kërkuar pagesa shtesë.

Të zhgënjyer nga zvarritja shumëvjeçare, çifti ka vendosur të bëjë publik rastin në një mënyrë ndryshe dhe i bëjnë thirrje autoriteteve vendore në Sarandë për ndërhyrje dhe zgjidhje të situatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit