“Një kat pa leje shtohet në një ndërtesë në Orikum, shteti mbyll sytë”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 01.05.2026, 15:26

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një rast që ai e cilëson si abuzim me pushtetin dhe shkelje të hapur të ligjit në Orikum.

Sipas pretendimeve të tij, në një objekt në këtë zonë, pronari ka kryer një ndërhyrje të paligjshme duke shtuar një kat mbi ndërtesën ekzistuese, pa qenë i pajisur me lejet përkatëse. Qytetari shprehet se, pavarësisht kësaj shkeljeje, institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërhyrë.

Ai hedh dyshime se kjo situatë lidhet me ndikime të mundshme nga pushteti, duke pretenduar se pronari i objektit gëzon mbështetje që i mundëson shmangien e kontrolleve dhe ndëshkimeve ligjore.

Rasti ngre pikëpyetje mbi funksionimin e mekanizmave të kontrollit dhe zbatimit të ligjit në nivel vendor, ndërsa qytetari kërkon ndërhyrje dhe verifikim nga autoritetet përkatëse për të sqaruar situatën dhe për të marrë masat e duhura nëse konstatohen shkelje.

Mesazhi i qytetarit:

Ja ca behet kur mbyllin syte pushtetaret e leku ben te veten. Orikum, shtim kati pa leje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit