Banorët e zonës së Farkës së Madhe në Tiranë kanë ngritur shqetësimin për bllokimin e përsëritur të rrugës pranë Xhamisë çdo të premte, gjatë kohës së faljes së xhumasë.
Sipas raportimeve të qytetarëve, situata përsëritet çdo javë dhe lidhet kryesisht me mungesën e hapësirave për parkim në zonën e Farkës së Madhe. Automjetet e parkuara në mënyrë të parregullt dhe fluksi i lartë i besimtarëve gjatë kësaj kohe shkaktojnë bllokim të qarkullimit në rrugën e fshatit.
Banorët shprehen se ky problem ka krijuar vështirësi të vazhdueshme për lëvizjen e automjeteve dhe kalimin e lirshëm të rrugës, duke kërkuar ndërhyrje për rregullimin e parkimit dhe menaxhimin e trafikut në zonë.
Situata mbetet e përsëritur çdo të premte, ndërsa komuniteti lokal kërkon zgjidhje afatgjatë për të shmangur bllokimet dhe kaosin në qarkullim.
Denoncimi i qytetarit:
Bllokohet rruga ke xhamia farkes per xhuma. Skan parkim Farka e madhe Çdo te premte ky problem, bllokohet rruga e fshatit