Peshku helmues sërish në ujërat e Vlorës, specialistët: Kujdes, të merr jetën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.05.2026, 15:59

Rritja e pranisë së një peshku shumë helmues në ujërat shqiptare, veçanërisht në Gjirin e Vlorës, po shqetëson peshkatarët dhe ekspertët e mjedisit. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin “peshku top”, një specie që përmban toksina të rrezikshme dhe mund të jetë fatale për njeriun nëse konsumohet. Sipas specialistëve, vetëm në 2-3 muajt e fundit janë regjistruar disa raste kapjeje, përfshirë edhe ekzemplarë të mëdhenj që rrisin nivelin e rrezikut.

Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e informacionit tek peshkatarët dhe konsumatorët e bën situatën edhe më shqetësuese. Konsumimi i këtij peshku, edhe në sasi të vogla, mund të shkaktojë pasoja të rënda si paralizë, dështim të frymëmarrjes dhe madje humbje jete. Për këtë arsye, rekomandohet që çdo rast kapjeje të trajtohet me kujdes maksimal dhe peshku të mos përdoret për ushqim në asnjë rrethanë.

Sipas specialistëve dhe vetë peshkatarëve, rritja e pranisë së kësaj specieje lidhet me faktorë si ndryshimet klimatike dhe hyrja e specieve invazive në Mesdhe. Raste të ngjashme janë hasur edhe më parë, por jo me këtë shpeshtësi dhe përmasa, çka konsiderohet një sinjal alarmi për ndryshimet që po ndodhin në ekosistemet detare shqiptare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit