Sali Berisha pritet të rikandidojë pa garë për drejtimin e Partisë Demokratike, pasi Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale nuk ka miratuar asnjë kandidaturë tjetër. Sipas vendimit të komisionit, vetëm Berisha plotëson kriteret statutore për të qenë në garë për kryetar të PD.
Ndërkohë, kandidaturat e Mereme Selës dhe Vladimir Mulajt janë rrëzuar, pasi nuk përmbushin kushtet për profil të lartë publik dhe politik, si dhe mungesën e eksperiencës drejtuese elektorale në nivel kombëtar apo rajonal, pavarësisht se janë anëtarë të Partisë Demokratike.
Po ashtu, komisioni nuk ka pranuar aplikimet e Ervin Salianjit dhe Evi Kokalarit, me argumentin se kandidaturat e tyre nuk janë paraqitur nga anëtarë të Partisë Demokratike. Në këto kushte, gara për kreun e PD pritet të zhvillohet pa rivalë për Berishën.