Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 01.05.2026, 13:57
Është ndarë nga jeta artisti i njohur fierak Shaban Zeneli, i njohur ndryshe si “Bilbili i Çamërisë”, pas një beteje me një sëmundje të rëndë dhe të pashërueshme.
Lajmi i hidhur është konfirmuar nga familjarët e tij, duke tronditur komunitetin artistik dhe të gjithë dashamirësit e muzikës popullore. Zeneli konsiderohej një ndër zërat më përfaqësues të këngës çame në Shqipëri.
Gjatë një karriere të gjatë në skenë, ai u dallua për interpretimet e ndjera dhe autentike, duke i qëndruar besnik traditës dhe duke kontribuar në ruajtjen e trashëgimisë muzikore të Çamërisë.
Këngët e tij janë përcjellë brez pas brezi dhe janë vlerësuar gjerësisht nga publiku, veçanërisht në Fier dhe në mbarë vendin, ku ai gëzonte respekt të madh si artist i muzikës popullore.
Me ndarjen e tij nga jeta, arti shqiptar humb një zë unik, ndërsa krijimtaria dhe kujtimi i tij do të vazhdojnë të jetojnë në kohë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR