Meremja, kandidate për kryetare të PD: Di si të trajtoj me respekt të vdekurit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.05.2026, 00:47

Kandidatja e vetme përballë Sali Berishës për kryetare të PD, Mereme Sela, mjeke në QSUT, ka tërhequr vëmendjen publike pas një deklarate të pazakontë në një intervistë.

“Di si të trajtoj të vdekurit në botën e përtejme",-u shpeh ajo duke shokuar të ftuarit në studio.

Sela u prezantua si një alternativë e re brenda partisë, duke theksuar se nuk ndjen frikë nga lidershipi aktual dhe duke u bërë thirrje demokratëve që ta gjykojnë mbi bazën e meritës. Ajo insistoi se gara duhet të jetë e hapur dhe e ndershme, ndërsa kërkoi mbështetje për një frymë të re në PD.

"Jam doktoreshë, di gjithçka çfarë ka lidhje me shëndetësinë, me arsimin, di gjithçka çfarë ka të bëjë për hir të asaj se vij dhe nga familje pronarësh dhe për pronat... një ndër pikat e programit kam edhe respektin që duhet edhe për të vdekurit, si duhen trajtuar edhe ato në botën tjetër, një ndër pikat e programit që nuk kam diskutu dhe nuk kam dëgju asnji deputet të prezantojë platformë dhe atë pikë..."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit