Drake i dorëzon xhupin me shqiponjën kuq e zi, posti i Kanye çmend rrjetin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.05.2026, 00:08

Një postim i fundit në Instagram nga Kanye West ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, duke u bërë viral brenda pak orësh. Në foton e publikuar, shihet Drake teksa i dorëzon reperit amerikan xhupin e famshëm të kuq me shqiponjën e zezë.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është fakti se Drake është shfaqur me xhupin kuq e zi në një nga videot e tij muzikore disa kohë më parë.

Kombinimi i dy emrave të mëdhenj të muzikës botërore me një simbol kaq të fortë kombëtar ka ndezur rrjetet sociale, ku fansat shqiptarë dhe jo vetëm kanë reaguar me entuziazëm, krenari dhe kuriozitet për këtë moment të papritur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit