U aksidentua me motor disa ditë më parë, humb jetën në spital 28-vjeçari nga Vlora

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.04.2026, 22:22

Ky është 28-vjeçari Anxhelo Tare, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në spital, disa ditë pasi u përfshi në një aksident të rëndë rrugor.

Ngjarja ndodhi pasditen e 22 prillit në autostradën Lushnjë–Fier, në vendin e njohur si “Pushimi i Shoferit”. I riu, i cili drejtonte një motoçikletë, u përplas me një automjet tip Volkswagen që drejtohej nga një 50-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes së fortë, 28-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës.

Gjendja e tij ishte kritike dhe ai ra në koma, duke luftuar për disa ditë për jetën.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Anxhelo Tare nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë ditën e sotme.

JOQ Albania i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit