Takimi ndërmjet ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Takimi po mbahet në një nga restorantet në kryeqytet dhe vjen në vazhdën e zhvillimeve të fundit politike, përfshirë edhe caktimin e datës së zgjedhjeve të reja.
Në qendër të diskutimeve është harmonizimi i qëndrimeve politike dhe mundësia e një bashkëpunimi të mundshëm në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat do të mbahen me 7 qershor.