Pakt në Fier: PD dhe PS bëhen bashkë dhe zgjedhin kryetarit e ri të Këshillit Bashkiak

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.04.2026, 20:30

Këshilli Bashkiak i Fierit ka zgjedhur sot drejtuesin e tij të ri, në një proces që u karakterizua nga zhvillime të papritura dhe një bashkim votash mes kampit socialist dhe atij demokrat. Me 41 këshilltarë të pranishëm në sallë, Melsi Bogdani u shpall fitues i garës, duke marrë besimin e shumicës dërrmuese për të pasuar Antoneta Çunajn në këtë detyrë.

Lëvizja nisi me një mocion shkarkimi të paraqitur nga grupi i Partisë Socialiste, të cilët kërkuan largimin e kryetares së deriatëhershme, Çunaj. Ndonëse fillimisht u kërkua shkarkimi i saj, Antoneta Çunaj zgjodhi të shmangë votimin për largim, duke paraqitur dorëheqjen e saj të parevokueshme. Gjatë fjalës së saj, ajo refuzoi zhvillimin e një votimi të fshehtë, por siguroi se do të mbetet pjesë e këshillit për të kontribuar në vendimmarrje të drejta për qytetarët e Fierit.

Pas verifikimeve të nevojshme nga Komisioni i Mandateve, procesi i votimit për Melsi Bogdanin, i propozuar nga grupi i PS-së, vijoi me një mbështetje të gjerë. Ajo që ra në sy ishte fakti se Bogdani siguroi edhe votat e këshilltarëve të Partisë Demokratike, duke u zgjedhur me shumicë kartonash. E vetmja votë që u rreshtua kundër kësaj zgjedhjeje ishte ajo e ish-kryetares Çunaj.

Në fjalimin e tij të parë si kryetar, Melsi Bogdani vlerësoi kontributin e paraardhëses së tij dhe premtoi se nën drejtimin e tij, Këshilli Bashkiak do të hyjë në një fazë të re funksionimi, duke rritur nivelin e bashkëpunimit dhe efikasitetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit