Avokati i njohur Saimir Vishaj ka bërë publik një moment të vështirë personal, duke njoftuar ndarjen nga bashkëshortja pas një periudhe të gjatë bashkëjetese.
Përmes një reagimi emocional, Vishaj tregon se divorci është finalizuar në Gjykata e Tiranës, ndërsa sipas tij, vendimi për t’u larguar erdhi nga bashkëshortja pas përballjes së tij me një sëmundje të rëndë.
Ai e përshkruan këtë etapë si një përballje të dhimbshme me vetminë, duke theksuar kontrastin mes viteve të kaluara në harmoni dhe realitetit aktual.
“Vetmia është gjëja më e rëndë që i ndodh njeriut. Linda nga dy prindër të mrekullueshëm, u bëra një baba i denjë i dy djemve me mbiemër Vishaj, por ç’e do, sot mamaja e djemve u divorcua nga gjykata e Tiranës duke e përdhosur mbiemrin Ruka dhe duke hequr përfundimisht mbiemrin Vishaj.
Ja pra kjo është vetmia që kur të zë një sëmundje, ish gruaja ikën me vrap duke e lënë në vetmi atë që kishte 35 vite që bashkëjetonte.
Kur ishim mirë s’kishte vetmi, tashmë vetmia u ul këmbëkryq në shtëpinë time…”, shprehet ai.
Rrëfimi i avokatit ka ngjallur reagime në rrjet...