E fshehu në një vend të papërshtatshëm, gruaja tenton t’i fusë celular burrit në burg

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 30.04.2026, 18:21

Një tjetër tentativë për futjen e sendeve të ndaluara është zbuluar nga policia e burgjeve në Burgun e Rrogozhinës.

Sipas njoftimit, një grua që kishte shkuar për të takuar bashkëshortin e saj të dënuar është kapur me një telefon celular, i cili dyshohet se do t’i dorëzohej atij gjatë vizitës.

Autoritetet bëjnë me dije se ajo e kishte fshehur pajisjen në pjesën e pasme të pulpës, të mbështjellë me fasho farmaceutike, në përpjekje për të shmangur kontrollin.

Pas zbulimit, takimi është ndërprerë menjëherë, telefoni është sekuestruar dhe rasti i është referuar organeve përkatëse për vijimin e hetimeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit