Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 30.04.2026, 16:04
Në pritje të vendimeve përfundimtare lidhur me pankinën e Kombëtares, janë bërë publike edhe dy ndeshjet miqësore që skuadra përfaqësuese do të zhvillojë në muajin qershor.
Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar se më 3 qershor, Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë për t’u përballur me Izrael Kombëtarja e Futbollit, në ndeshjen e parë testuese të këtij grumbullimi. Takimi do të luhet në “Air Albania Stadium” në orën 20:00 dhe do të shënojë përballjen e shtatë mes dy përfaqësueseve në histori.
Kjo do të jetë hera e parë që Shqipëria dhe Izraeli përballen në një ndeshje miqësore, pasi gjashtë takimet e mëparshme janë zhvilluar në kuadër të ndeshjeve zyrtare për kualifikueset e Evropianëve dhe Botërorëve. Në statistikat e deritanishme, kuqezinjtë numërojnë dy fitore, ndërsa katër ndeshje janë fituar nga izraelitët.
Më pas, më 6 qershor, po në orën 20:00, Shqipëria do të zhvillojë një tjetër test miqësor, këtë herë ndaj Luksemburg Kombëtarja e Futbollit. Edhe kjo përballje do të luhet në “Air Albania Stadium”, duke i dhënë stafit teknik mundësinë të vlerësojë gjendjen e ekipit përpara sfidave të ardhshme zyrtare.
Këto dy ndeshje pritet të jenë të rëndësishme për formësimin e skuadrës dhe testimin e alternativave të reja në përbërje.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR