Mjaftojnë vetëm 5 minuta shi që Fieri të marrë pamjen e “Venecias”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 30.04.2026, 15:30

Reshje të shkurtra shiu, kanë mjaftuar për të krijuar probleme serioze përmbytjesh në disa zona të Fier.

Sipas denoncimeve të qytetarëve, rrugë të tëra janë mbuluar nga uji brenda një kohe shumë të shkurtër, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Në disa lagje raportohet se uji ka hyrë edhe në oborre duke shkaktuar shqetësim dhe dëme të mundshme materiale.

Banorët shprehen të habitur nga fakti se një reshje kaq e shkurtër ka qenë e mjaftueshme për të krijuar përmbytje, duke ngritur pikëpyetje mbi gjendjen e kanalizimeve dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës urbane në qytet.

Ndërkohë, kritikat janë drejtuar edhe ndaj Bashkisë së Fier, për mungesë reagimi dhe masa parandaluese, sidomos në një situatë që sipas qytetarëve nuk është e papritur për shkak të problemeve të përsëritura me rrjetin e kullimit të ujërave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit