Trafiku i rënduar në zonën e Institutit është kthyer në një makth të vërtetë për përdoruesit e kësaj rruge dhe kryesisht shoferëve të autobusëve dhe taksistëve që e bëjnë vazhdimisht si rrugë.
Por ditën e sotme, shiu ka shtuar trafikun dhe kjo ka sjellë edhe një incident të pazakontë, ku një taksist ka humbur durimin dhe ka tentuar një manovër të rrezikshme për t’i shpëtuar bllokimit.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, drejtuesi i taksisë, i irrituar nga radhët e gjata të automjeteve dhe lëvizja e ngadaltë, ka devijuar nga korsia dhe ka tentuar të kalojë mbi trafikndarësen, duke rrezikuar jo vetëm jetën e tij, por edhe të drejtuesve të tjerë dhe këmbësorëve përreth.
Por duke parë situatën e krijuar, ai ka hequr dorë në kohë nga kjo skemë dhe është future në rrugë si gjithë të tjerët.
Ngjarja ka rikthyer në vëmendje problematikën e trafikut të rënduar në këtë zonë, sidomos gjatë orëve të pikut, si dhe nevojën për më shumë kontroll dhe ndërgjegjësim nga drejtuesit e mjeteve për të shmangur veprime të rrezikshme në rrugë.