Në rrugët e Elbasanit kanë plasur tubat e ujit të pijshëm, ankesat e banorëve të papërfillshme

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.04.2026, 14:40

Një qytetar, banor i lagjes “Dyli Haxhire” në Elbasan ka ngritur shqetësimin për gjendjen e amortizuar të infrastrukturës në këtë zonë dhe mungesën e reagimit nga institucionet përkatëse.

Ai thotë se prej disa kohësh banorët kanë paraqitur kërkesa të njëpasnjëshme, të shoqëruara edhe me firma, drejtuar njësisë bashkiake dhe Bashkisë Elbasan, por pa marrë asnjë përgjigje konkrete.

Qytetari thekson se situata është përkeqësuar së fundmi, pasi një tub i ujit të pijshëm ka shpërthyer, duke përmbytur rrugën dhe duke krijuar vështirësi për lëvizjen e banorëve.

Banorët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më parë për riparimin e tubacionit dhe përmirësimin e kushteve në lagje.

Denoncimi i qytetarit:

pershendetje, doja te beja nje raportim. Jam nje banor i lagjes dyli haxhire elbasan.Pas shume kerkesash me firma nga banoret dhe e derguar ne njesin bashkiake apo ne bashki,edhe ne te "famshem"shqiperija qe duam nuk reagon asnje.Sot madje eshte me keq gjendja e rruges,ka shperthyer tubi ujit te pijeshem dhe kemi bere kerkes 3 dite me pare.Nuk vjen asnje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit