Qeveria ka zgjedhur të hyjë fuqishëm në hartën globale të spektaklit, duke premtuar një stadium të ri në Kashar ku pritet të performojë Kanye West.
Por teksa skena ndërtohet për një superstar botëror, jashtë saj vazhdon një tjetër “performancë”... ajo e përditshmja e drejtuesve të mjeteve që navigojnë mes gropave dhe baltës. Amortizatorët dhe gomat janë viktimat kryesore.
Një koncert i standardeve ndërkombëtare në një zonë ku infrastruktura bazë ende duket në provë gjenerale. Në një anë, premtimi për drita, skenografi dhe mijëra spektatorë, në anën tjetër, realiteti i makinave të dëmtuara çdo ditë nga rrugë që mezi përballojnë trafikun lokal.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, fansat do të kenë mundësinë të ndjekin një nga artistët më të mëdhenj në botë live. Sfida mbetet një tjetër: të arrijnë në koncert pa lënë lesht në servis para.