Klinika estetike lë pa drita pallatin në Lushnje, banorët: Vjedhin energji, faturat ‘i hamë’ ne

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.04.2026, 13:45

Një qytetar nga Lushnja ka denoncuar në redaksinë tonë një situatë problematike të ndodhur mbrëmjen e kaluar dhe jo vetëm, në zonën e “Shetitores së Palmave”, në një pallat në këtë qytet.

Sipas denoncuesit, në katin e dytë të këtij pallati operon një biznes estetik me emrin “AZALEA ESTETIK”, i cili akuzohet nga banorët se ka shkaktuar probleme të përsëritura me furnizimin me energji elektrike në ndërtesë.

Qytetari pretendon se mbrëmë pallati ka mbetur pa energji elektrike për rreth 4–5 orë, ndërsa situata ka vijuar të jetë ende e pazgjidhur deri në orët e para të mëngjesit. Ai shprehet se ndërprerjet janë të përsëritura që prej hapjes së këtij biznesi në objekt.

Në denoncim thuhet gjithashtu se gjatë ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektrik të pallatit dhe biznesit në fjalë, një elektricist është dëmtuar dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit, pasi është goditur nga rryma elektrike. Gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende e ditur.

Banorët shprehen gjithashtu shqetësim për rritje të faturave të energjisë elektrike, duke pretenduar se pagesat mujore janë rritur ndjeshëm krahasuar me më parë, që sipas tyre ka ndodhur pas hapjes së biznesit në fjalë.

Qytetari kërkon që rasti të bëhet publik dhe të hetohet nga institucionet përkatëse, duke ngritur shqetësime për sigurinë e banorëve dhe gjendjen e rrjetit elektrik në pallat. Ai thotë se ky biznes mbështetet edhe nga Belinda Balluku, ish-‘ministre e Energjitikës, prandaj pronarët e saj janë të lirë të kryejnë ndërhyrje ilegale në rrjetin elektrik.

Denoncimi i qytetarit:

Si jeni! Mbreme ne lushnje prej 5 oreshe ne zonen shetitorja e palmave . Ne pallatin e par ne lushnje perball karburant kastrarit nje biznes i quajtur AZALEA ESTETIK te mar ne pronsi te gjith katin e dyt te pallatit duke e shenderruar ne estetik per italianet , ka krijuar kaos me korentin e pallatit duke e len pallatin per 4 ore pa drita dhe aktualisht nuk ka drita

Dhe nuk dihet sa do zgjasi ky difeket me vjedhjet qe bejn me energjin ky biznes. Biles qe kur eshte hapur ky biznes ne pallat me emrin azalea cmimet e faturave jan rritur me 50% sdi as ku te ankohesh me kete shtet te degjeneruar

A mund ta beni publike ju lutem , apo se i japin kafe belindes keta dhe ka te drejt te shktrojan pallatet ti len pa drita kaq familje Nuk eshte e drejt dhe normale kjo gje

Ky eshte nje biznes i krijuar me collseneter te perfshir ku gjejn klient ne itali dhe i sjellin ketu Eshte e disata her ky problem. Dhe belinda pro vjedhes se energjis nga azalea dhe kaosi qe po krijoher per te disaten her. Ne pallat ka dhe njerz te semur

Pse nuk hapim klinik private por gjithmon synojn pallatet , cfare taksirati kemi ne ose te gjitha familjet. Te lutem dua ta denoncoj kete rast qe po ndoth

Nje nga elektricistat qe po meret me gabinen posht e zuri korenti iku me ambulanc. As nuk dihet gjendja elektricistit qe iku me ambulanc per spital. Eshte e disata her kjo qe ndoth por nga 2 ore eshte vonuar . Dhe ky problem ka filluar te ndoth vetem kur u hap ky biznesi ne kete pallat

Biznesi ne fjale vjedh energji sepse faturat nga 50-70 qe paguanim be muaj tani vjen 100-120 mij leke. Elektricisti ndodhej Te gabina te lidhjet qe ka ber azalea

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit