Data e zgjedhjeve, opozita bie dakord për 7 qershorin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.04.2026, 15:58

Pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për caktimin e datës së zgjedhjeve, partitë opozitare u shprehen se kishte dakordancë se zgjedhjet të mbahen më 7 qershor.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza tha se PDK do ta respektojë cilëndo datë.

“Data më e kërkuar për të mbajtur zgjedhjet ishte 7 qershori. Megjithatë, ai tha se PDK do ta respektojë cilëndo datë. Sigurisht që në listën zgjedhore do të ketë risi figura dhe emra të tjerë”, tha Hamza.

Në anën tjetër nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini gjithashtu konfirmoi se pati dakordancë për datën 7 qershor.

“Prej asaj që pamë në takim ka një dakordancë që data e zgjedhjeve të jetë 7 qershori. Zgjedhjet janë shans për vendin edhe ne po bëhemi gati me ja dhënë Kosovës atë që duhet, një stabilitet dhe një rrugë të zhvillimit”, tha Gjini.

Edhe Jehona Lushaku, ish-shefe e Grupit Parlamentar të LDK-së tha se si LDK e mbështesin 7 qershorin për datën e mbajtjes së zgjedhjeve.

“Si LDK dhamë opinionin tonë që brenda kornizave ligjore të shpallet data 7 qershor si data e zgjedhjeve meqenëse ishte edhe si kërkesë e KQZ-së . Jemi dakord me datën 7 qershor”, tha ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit