Kanye West vjen në Tiranë më 11 Korrik

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30.04.2026, 13:13

Një nga emrat më të mëdhenj të muzikës globale, Kanye West, pritet të performojë live në Tiranë më 11 korrik, në një event që synon të shënojë një moment historik për skenën muzikore shqiptare.

Koncerti pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të organizuara ndonjëherë në Shqipëri, duke sjellë në skenë një artist me ndikim global dhe një katalog të pasur hitesh.

Eventi do të mbahet në një skenë të ndërtuar posaçërisht, të quajtur Eagle Stadium, me një kapacitet prej rreth 60,000 spektatorësh, e vendosur në aksin Tiranë–Durrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit